Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse: Rusia dhe Kina kurrë nuk kanë patur plan të pushtojnë Groenlandën

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse: Rusia dhe Kina kurrë nuk kanë patur plan të pushtojnë Groenlandën

16:32, 15/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova është shprehur se as Rusia dhe as Kina nuk kanë deklaruar kurrë se kanë plane për të pushtuar Groenlandën. Deklarata e saj vjen në sfondin e deklaratave të përsëritura të presidentit, Donald Trump se Shtetet e Bashkuara duhet të aneksojnë ishullin Arktik, për shkak të kërcënimeve kineze dhe ruse ndaj rajonit. 

Zakharova tha se është e papranueshme që Perëndimi të vazhdojë të pretendojë se Rusia dhe Kina kërcënojnë Groenlandën. Sipas saj kriza atje tregoi mospërputhjen e Perëndimit në zbatimin e rendit global të bazuar në rregulla.

Lidhur me vendosjen e forcave perëndimore në Ukrainë, ajo tha se çdo trupë e huaj do të konsiderohet si objektiv legjitim për forcat e armatosura ruse.

Zakharova tha gjithashtu se përdorimi i shantazhit dhe kërcënimeve kundër Kubës është i papranueshëm, pasi Donald Trump i tha Havanës të bënte një marrëveshje para se të ishte tepër vonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco