Prokurori i qarkut të Filadelfias, 64 vjeç dhe i krahut të majtë, u tall nga të dy krahët politikë pasi u përpoq të përdorte zhargonin e Gjeneratës Z "kruaje dhe do ta shikosh", shkurt "FAFO".
Larry Krasner ka qenë krah për krah me sherifen e qytetit, Rochelle Bilal, duke promovuar retorikë kundër ICE-së pas vrasjes fatale të gruas nga Minesota, Renee Nicole Good.
Krasner shkroi në Twitter: "Për ICE-në dhe Gardën Kombëtare: nëse kryeni krime në Filadelfia, do t'ju akuzojmë dhe do mbani përgjegjësi para ligjit."
Postimi u shoqërua me një foto bardh e zi të prokurorit, pjesë e brezit "baby boomer", me akronimin "FAFO" të shkruar poshtë.
Ndërsa disa në qeveri, përfshirë Sekretarin e Mbrojtjes Pete Hegseth, e kanë përdorur me sukses këtë shprehje, shumë e panë postimin e Krasnerit si të shkëputur nga realiteti.
Shoqata Kombëtare e Policisë u përgjigj: "Ndryshe nga kriminelët në Filadelfia, të cilëve prokurori ua heq akuzat."
"Larry, je patetik (dhe familja jote është e turpëruar nga kjo foto ku përpiqesh të dukesh i fortë)", shkroi një tjetër konservator.
Edhe figura nga e majta nuk u impresionuan nga prokurori, i cili ka marrë donacione nga njerëz si George Sorosi.
Malcolm Harris pyeti: "Cili është qëllimi i këtij spektakli? Ke një njësi policore gati të arrestojë oficerë federalë, me urdhrin tënd?"
Krasneri ishte krah për krah me sherifen Bilal gjatë fundjavës, kur ajo i quajti agjentët e ICE-së"falsë, që hiqen si forca ligjzbatuese" në një fjalim të ashpër.
Bilal iu bashkua shumë figurave të majta duke sulmuar ICE-në pas vrasjes së Renee Nicole Good nga agjenti Jonathan Ross.
"Nëse ndonjë agjent i ICE-së vjen në këtë qytet dhe kryen një krim, nuk do fshihet dot, askush nuk do ta largojë fshehurazi," paralajmëroi Bilal në një konferencë për shtyp të premten.
"Nuk e doni këtë përballje, sepse ne s'do t'ua përtojmë. Krimineli në Shtëpinë e Bardhë s'do t'ju mbajë dot larg burgut," tha ajo, duke iu referuar Presidentit Donald Trump.
Bilal, e cila më parë është përballur me akuza për përdorim të papërshtatshëm të fondeve, po fliste krah Krasnerit duke dënuar vrasjen e Good.
Ajo vazhdoi të kritikojë ICE-në dhe mënyrën e tyre të veprimit gjatë një interviste për CNN të premten.
"Njerëzit janë lodhur nga këta persona që vijnë në qytet me maskadhe marrin njerëz me forcë, duke shkaktuar kaos," tha ajo.
"Kjo duhej të ndihmonte qytetet, duhej të ulte krimin, por ju po i kryeni krimet këtu, po i fusni njerëzit në frikë dhe po shkatërroni familje."
Komentet e saj u kritikuan ashpër nga drejtori në detyrë i ICE-së, Todd Lyons, i cili e kundërshtoi publikisht.
"Së pari, sa herë që vë përballë forca ligjzbatuese me njëra-tjetrën, askush nuk është i sigurt," tha ai në Fox News të shtunën.
"Nuk jam për fjalë të mëdha apo kërcënime, por mesazhi im për sherifen është: provoje. Provo të arrestosh njerëzit e mi dhe shiko çfarë ndodh," shtoi Lyons.
"Cari i kufirit" i Trump-it, Tom Homan, ka kërkuar që njerëzit të jenë më të kujdesshëm në mënyrën si flasin për ICE-në.
"Ju lutem. Ulni tonin e retorikës. Gjatë karrierës sime kam varrosur agjentë të Patrullës Kufitare, kam varrosur agjentë të ICE-së, dhe gjëja më e trishtueshme që kam bërë ndonjëherë ka qenë t'i dorëzoj një flamur të palosur një bashkëshorti apo një fëmije," i tha ai dr. Phil-it.
"Nuk dua të shoh askënd të vdesë. Askënd. As njerëzit më të këqij që po kërkojmë. Për hir të Zotit, ta ulim retorikën. Më pak gjak. Nuk dua të shoh më gjakderdhje. Nuk e doja që nga dita e parë."
Krasner u përball me një shkarkim të mundshëm në vitin 2022 për shkak të politikave të tij të dështuara që çuan në qindra vrasje në një periudhë të shkurtër.
Prokurori, i cili u rizgjodh nga votuesit e Filadelfias vitin e kaluar, nuk akuzohet se ka shkelur ligjin.
Megjithatë, republikanët argumentuan se ai duhet të hiqej nga detyra për arsye të ndryshme, përfshirë dështimin për të ndjekur penalisht disa krime të vogla, politikat e tij për lirimin me kusht, mbikëqyrjen e stafit dhe raportet se zyra e tij nuk i njoftonte siç duhet viktimat e krimit për çështje të caktuara.
Ata gjithashtu pretenduan se Krasneri pengoi hetimin e Dhomës së Përfaqësuesve ndaj zyrës së tij. / DailyMail – Syri.net
© SYRI.net