Von der Leyen: Numri i viktimave në Iran është i frikshëm, së shpejti sanksione të reja për shkak të represionit

Von der Leyen: Numri i viktimave në Iran është i frikshëm, së shpejti sanksione të reja për shkak të represionit

15:19, 13/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, dënoi dhunën kundër protestuesve në Iran dhe njoftoi sanksione të reja kundër anëtarëve të regjimit iranian përgjegjës për shtypjen.

"Numri në rritje i viktimave në Iran është tmerrues. Unë dënoj pa mëdyshje përdorimin e tepërt të forcës dhe kufizimin e vazhdueshëm të lirisë", shkroi Ursula von der Leyen në rrjetin social X.

Ajo njoftoi se Komisioni së shpejti do të propozojë sanksione shtesë për shkak të shtypjes së protestuesve.

“Në bashkëpunim të ngushtë me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme, Kaja Callas, do të propozohen shpejt sanksione të mëtejshme kundër atyre që janë përgjegjës për represionin”, shkroi Presidentja e KE-së.Ajo shtoi se BE-ja tashmë e ka përfshirë “plotësisht” Trupën e Gardës Revolucionare Islamike, degën kryesore të forcave të armatosura të Iranit, në regjimin e sanksioneve për shkelje të të drejtave të njeriut.

Dje, presidentja e Komitetit të Mbrojtjes të Parlamentit Evropian, Marie-Agnes Strack-Zimmermann, i bëri thirrje BE-së që ta shpallë Gardën Revolucionare të Iranit si një grup terrorist "sa më shpejt të jetë e mundur"."Garda Revolucionare Iraniane duhet të shtohet në listën e organizatave terroriste sa më shpejt të jetë e mundur. Është një pakujdesi serioze që kjo nuk ka ndodhur ende", njoftoi Strack-Zimmerman në rrjetin social X.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco