Një moment i jashtëzakonshëm dhe historik është regjistruar sot, pamje që pritet të kenë një ndikim të fortë veçanërisht për qytetarët venezuelianë. Pas dekadash me një kontroll të hekurt mbi pushtetin, Nicolas Maduro është parë në rrethana krejtësisht të kundërta: i pafuqishëm, me pranga në duar dhe i shoqëruar nga autoritetet drejt gjykatës.
Pamjet e publikuara tregojnë Maduron teksa zbret nga një helikopter në Manhattan, i shoqëruar nga një grua që dyshohet të jetë bashkëshortja e tij. Të dy janë shoqëruar nga disa agjentë të Administratës Kundër Drogës amerikane (DEA).
Sipas raportimeve, Maduro dhe gruaja që e shoqëron ishin të veshur me rroba që ngjasojnë me veshje burgu. Në pamje vihet re se Maduro ecën me vështirësi dhe duket se po çalon lehtë, ndërsa agjentët e sigurisë e shoqërojnë drejt mjediseve gjyqësore.
Ndiqini drejtëpërdrejtë zhvillimet:
© SYRI.net