Trump përmendi Kolumbinë, reagon Gustavo Petro: Mjaft me shpifje, unë s’jam trafikant droge...

Trump përmendi Kolumbinë, reagon Gustavo Petro: Mjaft me shpifje, unë s’jam trafikant droge...

09:03, 05/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pas paralajmërimit të presidentit amerikan Donald Trump për një operacion në Kolumbi si ai i Venezuelës, ka reaguar homologu i tij Gustavo Petro.

“Ndaloni së shpifuri; emri im nuk shfaqet në asnjë rast trafikimi droge", shkroi në X presidenti kolumbian duke iu drejtuar Trump dhe Sekretarit të Shtetit Marco Rubio.

Petro kujtoi gjithashtu se si "komandant suprem i forcave të armatosura", për të luftuar trafikimin e drogës, "urdhërova sekuestrimin më të madh të kokainës në historinë botërore".

"Kam besim të madh te populli im dhe për këtë arsye i kam kërkuar popullit të mbrojë presidentin nga çdo akt i paligjshëm dhune kundër tij", theksoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco