Nigeri/ 25 të vdekur dhe 14 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje

Nigeri/ 25 të vdekur dhe 14 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje

15:42, 04/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

25 persona u mbytën dhe 14 rezultojnë të zhdukur në verilindje të Nigerisë, pasi një varkë u përmbys në një lumë të shtunën në mbrëmje. Mediat e huaja bëjnë me dije se, varka po transportonte fermerë dhe peshkatarë nga shteti Jigawa në shtetin Yobe kur u përmbys. 

"Deri më tani, ekipet e shpëtimit kanë gjetur 26 trupa dhe kërkimet janë duke vazhduar", tha për Mohammed Gotje, drejtor ekzekutiv i shërbimit të shpëtimit të shtetit Yobe, duke shtuar se deri më tani janë shpëtuar 13 pasagjerë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco