Papa Leoni XIV ka shprehur shqetësimin e tij të thellë për situatën në Venezuelë.
Ati i Shenjtë bëri thirrje për respektimin e shtetit të së drejtës, të përcaktuar në Kushtetutën e Venezuelës si dhe për mbrojtjen e të drejtave njerëzore.
âE mira e popullit tĂ« dashur venezuelian duhet tĂ« mbizotĂ«rojĂ« mbi çdo konsideratĂ« tjetĂ«r dhe tĂ« çojĂ« nĂ« tejkalimin e dhunĂ«s, duke hapur rrugĂ« drejt drejtĂ«sisĂ« dhe paqes, duke garantuar sovranitetin e venditâ, tha Papa.
Ai nënvizoi gjithashtu nevojën për bashkëpunim, stabilitet dhe harmoni, me vëmendje të veçantë ndaj më të varfërve, të cilët po vuajnë pasojat e krizës së rëndë ekonomike.
Deklarata e Papës vjen pas zhvillimeve të fundit politike, ku Shtetet e Bashkuara njoftuan arrestimin e presidentit Nicolas Maduro.
Papa Leoni XIV, i pari papë amerikan në histori, ka qenë kritik ndaj disa politikave të presidentit Donald Trump dhe më herët kishte bëre thirrje që Shtetet e Bashkuara të mos përdornin forcën ushtarake për të larguar Maduron nga pushteti.
Ati i Shenjtë ftoi besimtarët në mbarë botën që të luten për paqe, drejtësi dhe stabilitet në Venezuelë.
© SYRI.net