Kryeministri britanik, Keir Starmer, është nxitur nga partitë e opozitës që të dënojë veprimin ushtarak të SHBA-së në Venezuelë.
Starmer është akuzuar vazhdimisht për përulje ndaj administratës Trump, duke dashur të qëndrojë në anën e Uashingtonit për arsye ekonomike dhe sigurie.
Në programin e BBC-së “Sunday with Laura Kuenssberg” këtë mëngjes, Starmer u pyet nëse donte të dënonte sulmin e SHBA-së ndaj vendit sovran.
«Dua të mbledh të gjitha faktet materiale dhe thjesht nuk e kemi pamjen e plotë për momentin – gjërat po ecin me shpejtësi», tha ai, duke konfirmuar përsëri se nuk kishte përfshirje të Mbretërisë së Bashkuar në operacionin ushtarak amerikan.
Udhëheqësi i Partisë Laburiste tha se duhet të flasë me Trumpin dhe aleatët e tjerë të Mbretërisë së Bashkuar, përpara se të komentojë më tej. Ai tha se “ka qenë një avokat i përjetshëm i së drejtës ndërkombëtare”, por refuzon të dënojë sulmin e SHBA-së pasi “dëshiron të sigurohet që ka të gjitha faktet” në “dispozicion”./ Guardian.
© SYRI.net