VIDEO/ Maduro dërgohet në burg në Nju Jork, çfarë dihet për të deri tani

VIDEO/ Maduro dërgohet në burg në Nju Jork, çfarë dihet për të deri tani

09:53, 04/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidenti venezuelan Nicolás Maduro është dërguar në Qendrën Metropolitane të Paraburgimit (MDC) në Bruklin, burgu i vetëm federal në qytetin e Nju Jorkut. Pas kapjes gjatë një operacioni të SHBA-së në Venezuelë, Maduro është dërguar në burg në Nju Jork, ku pritet të përballet me akuzat për përfshirje në kartelet e drogës.

Sipas informacioneve të publikuara, Maduro do të mbahet në MDC, përpara se të përballet javën e ardhshme me akuza që lidhen me drogën dhe armët. Statusi ligjor i bashkëshortes së tij mbetet i paqartë, ndërsa edhe ajo është dërguar në paraburgim.

Raportimet thonë se Maduro mbërriti më herët të shtunën në një bazë ushtarake në Shtetet e Bashkuara dhe më pas u dërgua në zyrat e Administratës Amerikane për Zbatimin e Ligjit kundër Drogës (DEA) në Nju Jork, ku u njoh me akuzat për drogë dhe armëmbajtje. Ai i ka mohuar më parë pretendimet se ka qenë udhëheqës i një karteli droge.

MDC në Bruklin është e njohur për strehimin e të paraburgosurve të profilit të lartë. Në të kaluarën, aty janë mbajtur figura të njohura si reperi R. Kelly, Ghislaine Maxëell – bashkëpunëtorja e financierit Jeffrey Epstein – si dhe së fundmi artisti Sean “Diddy” Combs.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco