Sulmoi palestinezët me mjet dhe me armë, ushtari izraelit vihet nën hetim

Sulmoi palestinezët me mjet dhe me armë, ushtari izraelit vihet nën hetim

22:01, 25/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

 

Forcat e Armatosura izraelite kanë njoftuar hapjen e një hetimi pasi një izraelit, i veshur me rroba civile, por i armatosur rëndë, është filmuar duke përplasur me një mjet tip ‘quad’ një banor mysliman që po lutej në anë të rrugës pranë Ramallahut, në Bregun Perëndimor.

Sipas mediave izraelite, më herët i njëjti person kishte hapur zjarr dhe kishte plagosur dy palestinezë në fshatin Deir Jarir, pranë Ramallahut.

‘Një hetim paraprak zbuloi se bëhet fjalë për një ushtar rezervist që ka qëlluar me armë ndërsa ishte me rroba civile, duke i tejkaluar në mënyrë të theksuar kompetencat e tij’, tha një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF).

Ai sqaroi se, pas hetimeve për rastin e myslimanit të përplasur teksa po lutej, ‘u konfirmua se bëhej fjalë për të njëjtin ushtar rezervist’.

‘Arma e ushtarit është sekuestruar nga IDF-ja dhe shërbimi i tij është pezulluar për shkak të rëndësisë së ngjarjeve’, shtoi zëdhënësi.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco