Një ngjarje e pazakontë ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare dhe rrjeteve sociale.
Një person i veshur si Babagjyshi i Vitit të Ri është ndaluar nga policia në Ohio, në Shtetet e Bashkuara, pasi u kap duke drejtuar automjetin me shpejtësi mbi normat e lejuara.
Sipas autoriteteve, Babagjyshi dukej sikur po nxitonte për të shpërndarë dhuratat e Krishtlindjeve.
Ngjarja ka ndodhur në një autostradë lokale. Në automjet ndodhej edhe zonja Claus, e cila e shoqëronte Babagjyshin gjatë “misionit” të tij festiv.
Videoja e ndalimit është bërë virale, ku dëgjohet sherifi t’i drejtohet me humor:
“Po fluturon pak si shpejt. Edhe ju babagjyshat duhet të ngadalësoni”.
Ngjarja përfundoi pa incidente dhe Babagjyshi u lejua të vazhdonte rrugën e tij.
In a humorous incident, Mr and Mrs Santa Claus were pulled over by the Fulton County Sheriff in Ohio, ironically, while going to distribute gifts to children who were 'good' this year.
— The Siasat Daily (@TheSiasatDaily) December 25, 2025
The Sheriff's bodycam footage went viral after the Fulton County Sheriff's deputy was unable… pic.twitter.com/dJQHTVqGvZ
© SYRI.net