Një helikopter është rrëzua në malin Kilimanxharo të Tanzanisë, duke vrarë pesë persona, tha të enjten autoriteti i aviacionit civil.
Helikopteri u rrëzua pranë Kampit Barafu të malit të mërkurën, tha Autoriteti i Aviacionit Civil të Tanzanisë në një deklaratë.
Kreu i policisë së rajonit Kilimanxharo, Simon Maigwa, tha se helikopteri ishte në një mision shpëtimi mjekësor.
Midis të vdekurve ishte një udhërrëfyes, një mjek, piloti dhe dy turistë të huaj, ka deklaruar Maigwa.
Mali Kilimanxharo, maja më e lartë e Afrikës, është gati 6,000 metra mbi nivelin e detit. Përplasja ndodhi midis 4670 dhe 4700 metrave, sipas mediave vedase.
Ndërkohë, rreth 50,000 turistë ngjiten në Kilimanxharo çdo vit.
© SYRI.net