Lajmi i fundit

LIVE/ Kryetari i PD, Sali Berisha bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale

Tragjedi në brigjet Senegalit, përmbyset varka me emigrantë

Tragjedi në brigjet Senegalit, përmbyset varka me emigrantë

08:52, 25/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Të paktën 12 persona humbën jetën kur një varkë që transportonte dhjetëra emigrantë u përmbys në brigjet e Senegalit të mërkurën. Sipas mediave të huaja bëhet me dije se nga përmbytja e varkës, dymbëdhjetë trupat e pajetë janë gjetur. Konkretisht, anija mbante rreth 100 emigrantë që shpresonin të arrinin në Evropë.

“Ka 32 të mbijetuar. Pjesa tjetër duhet të ketë ikur para se të mbërrinin ekipet e shpëtimit,” tha një zyrtar për AFP-në.

Senegali është një nga pikat kryesore të nisjes për migrantët afrikanë që ndjekin rrugën jashtëzakonisht të rrezikshme të Atlantikut për të arritur në Evropë, kryesisht nëpërmjet Ishujve Kanarie. Në vitet e fundit, mijëra njerëz kanë humbur jetën duke u përpjekur ta bëjnë këtë udhëtim, të ngjeshur në varka të vogla.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco