Lajmi i fundit

LIVE/ Kryetari i PD, Sali Berisha bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale

Video/ Pamje spektakolare nga vullkani në Hawaii, lava ngrihet disa metra në ajër

Video/ Pamje spektakolare nga vullkani në Hawaii, lava ngrihet disa metra në ajër

18:47, 24/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Shatërvanë lave të ndezur shpërthyen nga vullkani Kīlauea në Hawaii.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara retë e kuqe të zjarrta nga dalja jugore u ngritën deri në 420 metra në qiell, ndërsa shatërvanët nga dalja veriore arritën lartësinë 280 metra.

Shërbimit Gjeologjik e cilësoi këtë aktivitet si Episodin 39 të ciklit aktual të shpërthimeve. Shpërthimi përfundoi papritur më 24 dhjetor, pas gati gjashtë orësh aktivitet të vazhdueshëm, gjatë të cilit u nxorën rreth 10 milionë metra kub lavë.

Kīlauea konsiderohet një nga vullkanet më aktivë në botë. Periudha aktuale e shpërthimeve ka zgjatur rreth një vit, me episode që përsëriten çdo disa ditë. Autoritetet po monitorojnë nga afër situatën, ndërsa nuk raportohet për rrezik të menjëhershëm për banorët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco