Thierry Breton
Departamenti i Shtetit ndalon hyrjen në SHBA për pesë shtetas evropianë, duke i akuzuar ata se kanë udhëhequr përpjekjet për të ushtruar presion mbi kompanitë e teknologjisë që të censurojnë ose të shtypin pikëpamjet amerikane. Ky është sulmi më i fundit ndaj rregulloreve evropiane që synojnë gjuhën e urrejtjes dhe dezinformimin.
Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, tha se pesë personat e prekur nga ndalimi i vizave – mes tyre edhe ish-komisioneri evropian Thierry Breton – kanë udhëhequr “përpjekje të organizuara për të detyruar platformat amerikane të censurojnë, të demonetizojnë dhe të shtypin pikëpamjet amerikane që ata i kundërshtojnë”.
“Këta aktivistë radikalë dhe OJQ të politizuara kanë avancuar fushata censurimi nga shtete të huaja – në çdo rast duke vënë në shënjestër folës amerikanë dhe kompani amerikane”, deklaroi Rubio në njoftimin e tij.
Muajt e fundit, zyrtarë të administratës Trump u kanë kërkuar diplomatëve amerikanë të ndërtojnë kundërshtim ndaj Aktit të Shërbimeve Digjitale (DSA) të Bashkimit Evropian, një rregullore kyçe që synon luftën kundër gjuhës së urrejtjes, keqinformimit dhe dezinformimit. Sipas Uashingtonit, megjithatë, ky ligj kufizon lirinë e shprehjes dhe u imponon kosto kompanive amerikane të teknologjisë.
Administrata Trump ndaloi hyrjen në SHBA për ish-komisionerin e Bashkimit Evropian dhe 4 shtetasve të tjherë europianë, për të cilët thotë se kanë qenë të përfshirë në censurimin e platformave amerikane të rrjeteve sociale. Ky është hapi më i fundit në një fushatë kundër rregullave evropiane, të cilat zyrtarët amerikanë pretendojnë se tejkalojnë kufijtë e rregullimit të ligjshëm.
Vendimi u mor të martën, 23 dhjetor.
Zyrtarë të administratës Trump u kanë kërkuar diplomatëve amerikanë të kundërshtojnë Aktin e Shërbimeve Digjitale (DSA) të Bashkimit Evropian, i cili synon luftën kundër gjuhës së urrejtjes, keqinformimit dhe dezinformimit, por që sipas Uashingtonit kufizon lirinë e shprehjes dhe u imponon kosto kompanive amerikane të teknologjisë.
Ndalimet e vizave vijnë pasi Strategjia e Sigurisë Kombëtare e administratës, e publikuar këtë muaj, deklaroi se liderët evropianë po censurojnë lirinë e shprehjes dhe po shtypin kundërshtimin ndaj politikave të emigracionit, të cilat sipas saj rrezikojnë “zhdukjen civilizuese” të kontinentit.Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, tha se pesë personat ndaj të cilëve janë vendosur ndalime vizash “kanë udhëhequr përpjekje të organizuara për të ushtruar presion mbi platformat amerikane që të censurojnë, të heqin të ardhurat dhe të shtypin pikëpamjet amerikane që ata i kundërshtojnë”.
“Këta aktivistë radikalë dhe OJQ të politizuara kanë nxitur masa shtypëse censurimi nga shtete të huaja – në çdo rast duke vënë në shënjestër folës amerikanë dhe kompani amerikane”, tha Rubio në një deklaratë.
Rubio nuk i bëri publikë emrat e personave të prekur, por zëvendëssekretarja për Diplomacinë Publike, Sarah Rogers, i identifikoi ata në platformën X, duke i akuzuar se kanë “nxitur censurimin e fjalës amerikane”.
Njëri, është Thierry Breton, i cili shërbeu si komisioner evropian për tregun e brendshëm nga viti 2019 deri në 2024. Rogers e quajti Breton “trurin” e Aktit të Shërbimeve Digjitale (DSA) dhe tha se ai kishte kërcënuar më parë aleatin e Trump dhe pronarin e X, Elon Musk, përpara një interviste që Musk zhvilloi me Trump. Reuters nuk arriti ta kontaktojë menjëherë Breton për koment.
Reuters raportoi në gusht se zyrtarët amerikanë po shqyrtonin vendosjen e sanksioneve ndaj zyrtarëve përgjegjës për DSA-në.
Ndalimet e vizave përfshijnë gjithashtu Imran Ahmed, drejtor ekzekutiv britanik i organizatës amerikane Center for Countering Digital Hate; Anna-Lena von Hodenberg dhe Josephine Ballon nga organizata jofitimprurëse gjermane HateAid; si edhe Clare Melford, bashkëthemeluese e Global Disinformation Index, tha Rogers. Organizatat përkatëse nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave të Reuters për koment.
Melford, ish-konsulente menaxhimi dhe drejtuese televizive, deklaroi në një video të publikuar online në vitin 2024 se e kishte bashkëthemeluar Global Disinformation Index “për të tentuar të shkatërrojë modelin e biznesit të përmbajtjeve të dëmshme online”, duke vlerësuar faqet e lajmeve në internet për t’u mundësuar reklamuesve të “zgjedhin nëse duan apo jo të financojnë përmbajtje polarizuese, përçarëse dhe të dëmshme, apo nëse duan ta orientojnë reklamimin e tyre drejt gazetarisë me cilësi më të lartë”.
Rogers tha se Melford i kishte etiketuar në mënyrë të rreme komentet online si gjuhë urrejtjeje ose dezinformim dhe kishte përdorur fonde të taksapaguesve amerikanë për të “nxitur censurimin dhe futjen në listë të zezë të fjalës dhe shtypit amerikan”.
Reagon Franca
Vendimi i administratës së Trump, për të ndaluar hyrjen në SHBA të Thierry Breton, ish-komisioner i Bashkimit Evropian, është dënuar nga Franca.
“Franca dënon ashpër kufizimin e vizës të vendosur nga Shtetet e Bashkuara ndaj Thierry Breton, ish-ministër dhe komisioner evropian, si edhe ndaj katër figurave të tjera evropiane”, shkroi të mërkurën në platformën X ministri i Jashtëm francez, Jean-Noël Barrot.
Reagon Breton
Breton, ish-ministër francez i Financave dhe komisioner evropian për tregun e brendshëm nga viti 2019 deri në 2024, është personi më i njohur që u godit nga këto ndalime vizash.
Zëvendëssekretarja e Shteteve të Bashkuara për Diplomacinë Publike, Sarah Rogers, e përshkroi – gjatë shpjegimit të ndalimeve të martën – Breton si “trurin” pas Aktit të Shërbimeve Digjitale të BE-së, i cili u mbrojt sërish nga Barrot të mërkurën.
“Akt i Shërbimeve Digjitale (DSA) u miratua në mënyrë demokratike në Evropë për të siguruar që ajo që është e paligjshme jashtë internetit të jetë e paligjshme edhe online. Ai nuk ka asnjë ndikim jashtë territorit dhe në asnjë mënyrë nuk ndikon në Shtetet e Bashkuara,” shkroi Barrot në X.
Vetë Breton gjithashtu dënoi ndalimin e vizës ndaj tij.
“A është rikthyer gjuetia e shtrigave e McCarthy-t? Për t’ju kujtuar: 90% e Parlamentit Evropian – organi ynë i zgjedhur në mënyrë demokratike – dhe të 27 Shtetet Anëtare votuan unanimisht DSA-në. Për miqtë tanë amerikanë: ‘Censura nuk është aty ku mendoni.’” shkroi Breton në X.
© SYRI.net