Një zyrtar i lartë japonez ka sugjeruar se Japonia duhet të konsiderojë pajisjen me armë bërthamore, duke shkaktuar reagime të menjëhershme ndërkombëtare. Sipas mediave të huaja, deklarata ka nxitur një paralajmërim të fortë nga Kina, e cila ka theksuar se një veprim i tillë do të ‘sillte përsëri fatkeqësi në botë’.
Një këshilltar i lartë i kryeministres japoneze Sanae Takaichi ka argumentuar se mbështetja tradicionale e Japonisë në arsenalin bërthamor të SHBA-së mund të mos jetë më e besueshme, duke sugjeruar një rivlerësim të politikave jo-bërthamore pas Luftës së Dytë Botërore dhe ndjekjen e masave parandaluese të pavarura.
Ministria e Jashtme kineze ka dënuar me forcë këto diskutime, duke i konsideruar ato një shenjë të përpjekjeve të ‘forcave të krahut të djathtë në Japoni për të rimilitarizuar dhe riarmatosur vendin’. Pekini i kërkoi Tokios të respektojë rendin ndërkombëtar pasluftës dhe të ndalojë rrugën drejt zhvillimit të armëve bërthamore, duke paralajmëruar për rreziqet globale që mund të sjellë një politikë e tillë.
‘Disa forca brenda Japonisë nuk kanë reflektuar mbi historinë e agresionit japonez dhe janë jashtëzakonisht të pakënaqura me marrëveshjet ndërkombëtare pasluftës. Nëse këto forca lejohen të zhvillojnë armë sulmuese të fuqishme, apo edhe armë bërthamore, kjo do të sjellë përsëri katastrofë në botë’, deklaroi Ministria e Jashtme kineze.
© SYRI.net