Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi të hënën krijimin e një brezi të ri anijesh luftarake për Marinën Luftarake të SHBA-së, duke prezantuar planin për një “Flotë të Artë” të përmirësuar, me anije më të mëdha, më të rënda dhe teknologjikisht më të avancuara se çdo gjë e ndërtuar deri më sot. Donald Trump zbuloi kategorinë e re të anijeve luftarake nga biblioteka e tij në Mar-a-Lago të Floridës, duke e cilësuar flotën aktuale amerikane si “të vjetër, të lodhur dhe të tejkaluar”.

Sipas tij, anijet e reja do të ndihmojnë në ruajtjen e epërsisë ushtarake të SHBA-së, në ringjalljen e industrisë amerikane të ndërtimit të anijeve dhe në forcimin e fuqisë parandaluese të vendit ndaj kundërshtarëve të tij.
Në krah të presidentit ndodheshin Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, dhe Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, i cili njëkohësisht ushtron edhe detyrën e këshilltarit për sigurinë kombëtare. Pas Trump-it ishin vendosur pamje ilustruese të anijeve të reja në lundrim, ndërsa vetë presidenti theksoi se synon të ketë një rol aktiv në projektimin e tyre.
Sipas deklarimeve të tij, anijet e reja do të jenë më të mëdhatë që janë ndërtuar ndonjëherë për Marinën Amerikane, me zhvendosje nga 30.000 deri në 40.000 tonë, dhe do të ndërtohen ekskluzivisht në kantieret detare amerikane.
Ato do të pajisen me armë dhe raketa “në nivelin më të lartë të mundshëm”, sisteme hipersonike, topa elektromagnetikë (rail guns), raketa cruise dhe “lazerët më të avancuar në botë”.
Trump deklaroi gjithashtu se anijet do të disponojnë sisteme të gjera të inteligjencës artificiale, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi funksionimin e tyre. “Marina Luftarake do të udhëheqë projektimin e këtyre anijeve bashkë me mua, sepse unë jam një njeri shumë estetik”, u shpreh ai.
Fillimisht parashikohet ndërtimi i dy anijeve të kësaj kategorie të re, të cilat do të pasohen shpejt nga edhe tetë të tjera. Presidenti theksoi se në një perspektivë afatgjatë flota mund të përbëhet nga 20 deri në 25 anije të tilla, që do të shërbejnë si “anija kryesore e flotës detare amerikane”. Në të njëjtin kuadër, Trump deklaroi se do të vijojë edhe modernizimi i aeroplanmbajtëseve amerikane.
Presidenti amerikan përsëriti kritikat e tij ndaj pamjes së disa anijeve luftarake ekzistuese, duke theksuar se nuk është i kënaqur me estetikën e tyre. “Më thonë se janë stealth. Unë them se një anije e shëmtuar nuk është domosdoshmërisht stealth”, kishte deklaruar më herët këtë vit, gjatë një fjalimi para drejtuesve të lartë të Forcave të Armatosura në Quantico.
Emërtimi i kategorisë së re të anijeve, nëse ndiqet praktika tradicionale e Marinës Amerikane, mund të çojë edhe në ndërtimin e një anijeje me emrin “USS Trump”, megjithëse posterët në aktivitet e paraqisnin anijen me emrin “USS Defiant”.
Njoftimi vjen në një periudhë të intensifikimit të pranisë detare amerikane në Karaibe, teksa Uashingtoni ushtron presion ndaj presidentit të Venezuelës, Nicolás Maduro, duke synuar kufizimin e të ardhurave të vendit nga nafta.

Marina Amerikane po merr pjesë në operacione për ndalimin e cisternave të naftës, me Rojën Bregdetare në rol kyç, ndërsa ditët e fundit autoritetet amerikane ndoqën një cisternë që refuzoi të zbatonte urdhrat e sekuestrimit dhe që në fund u largua nga ujërat territoriale të Venezuelës.

© SYRI.net