Lajmi i fundit

LIVE/ Kryetari i PD, Sali Berisha bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale

Lufta me kancerin/ Mbreti Charles flet për gjendjen e tij shëndetësore: Diagnoza e hershme, thjesht shpëton jetë

Lufta me kancerin/ Mbreti Charles flet për gjendjen e tij shëndetësore: Diagnoza e hershme, thjesht shpëton jetë

09:11, 13/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Mbreti Charles ka ndarë lajme të mira në lidhje trajtimin e kancerit, teksa u shpreh se për shkak të diagnozës së hershme dhe ndërhyrjes efektive do të thotë që trajtimi i tij mund të reduktohet në vitin e ri.

Në një videomesazh, Mbreti tha: “Ky moment historik është si një bekim personal ashtu edhe një dëshmi e përparimeve të jashtëzakonshme që janë bërë në kujdesin ndaj kancerit.”

Sot jam në gjendje të ndaj me ju lajmin e mirë se falë diagnozës së hershme, ndërhyrjes efektive dhe respektimit të ‘urdhrave të mjekëve’, orari im i trajtimit të kancerit mund të reduktohet në vitin e ri”, u shpreh ai.

Ky lajm se ai po i përgjigjet mirë trajtimit është përditësimi më i madh mbi shëndetin e Mbretit që kur ai zbuloi diagnozën e tij në shkurt 2024.

Lloji i kancerit nuk është identifikuar dhe trajtimi e monitorimi do të vazhdojnë, por ai tha: “Diagnoza e hershme thjesht shpëton jetë.”

Sipas Pallatit Buckingham, shërimi i Mbretit ka arritur në një fazë shumë pozitive dhe ai “i është përgjigjur jashtëzakonisht mirë trajtimit”, aq sa mjekët tani do ta zhvendosin trajtimin e tij “në një fazë paraprake”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco