Rikthehet magjia e Krishtlindjes në Betlehem

Rikthehet magjia e Krishtlindjes në Betlehem

20:26, 07/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pas armëpushimit të fundit në Gaza, Betlehemi vendosi që këtë vit të ktheheshin festimet.

Me muzikë dhe turma brohoritëse, qyteti ndezi pemën e Krishtlindjeve. Ajo u vendos përpara kishës historike të Lindjes.

“Ishin dy vite të vështira heshtjeje. Pa Krishtlindje, pa punë, pa aktivitet”, tha kryetari i Bashkisë së Betlehemit, Maher Kanawati.

Banorët, si të krishterë, ashtu edhe myslimanë, pozuan para pemës së Krishtlindjes, e zbukuruar me topa të kuq e të artë. Ata thonë se ky është një moment lehtësimi pas një periudhe të vështirë.

“Ne duhet të festojmë në këtë vend. Ky është vendi i lindjes së Jezu Krishtit. Kjo është hera e parë, pas dy vitesh që njerëzit, që janë detyruar të kalojnë nëpër shumë agoni, dhimbje, papunësi, probleme dhe trishtim. Tani është koha që të ndajmë lumturinë dhe gëzimin tonë. Ne kërkojmë shpresë dhe presim që nga ky moment të mbizotërojë paqja”, u shpreh një palestineze.

Ndryshe nga viti i kaluar, kur udhëheqësit e kishës në Tokën e Shenjtë e kufizuan Krishtlindjen në rituale fetare pa festime apo pemë të dekoruar për shkak të ofensivës së Izraelit në Gaza, sezoni i këtij viti do të përfshijë festime publike dhe ngjarje tradicionale në të gjithë qytetin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco