Rrëzohet pjesë e 'Torre dei Conti' në Romë, një punëtor nën rrënoja. Nis hetimi i prokurorisë

Rrëzohet pjesë e 'Torre dei Conti' në Romë, një punëtor nën rrënoja. Nis hetimi i prokurorisë

13:53, 03/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një pjesë e Torre dei Conti, ndërtesë historike në qendër të Romës, është shembur papritur mëngjesin e sotëm, duke shkaktuar panik dhe një re të madhe pluhuri mbi zonën e Fori Imperiali. Sipas autoriteteve italiane, në momentin e ngjarjes po kryheshin punime restaurimi të financuara nga fondet e PNRR, ndërsa disa punëtorë ndodheshin në kantier.

Image

Sipas raportimeve të para, katër punëtorë janë shpëtuar, ndërsa njëri tjetër mbetet nën rrënoja. Më vonë, një dëmtim i dytë i strukturës ka ndodhur rreth orës 12:50, duke detyruar zjarrfikësit të tërhiqen për shkak të rrezikut të shembjeve të tjera. Më pas, rreth orës 13:30, ekipet e shpëtimit kanë rifilluar kërkimet me ndihmën e qenve të specializuar.

Një nga punëtorët e plagosur rëndë, 64 vjeç, është dërguar në spitalin San Giovanni në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën. Guvernatori i Lazios, Francesco Rocca, konfirmoi se “nuk ka persona në rrezik jete” dhe se viktimat e tjera kanë marrë lëndime të lehta.

Në vendngjarje ndodhen forcat e rendit, kryebashkiaku i Romës Roberto Gualtieri, ministri Alessandro Giuli dhe prefekti Lamberto Giannini.

Image

Prokuroria e Romës ka hapur një hetim për “lëndime nga pakujdesia”, për të verifikuar shkaqet e shembjes dhe për të analizuar mënyrën e kryerjes së punimeve restauruese.

Ndërtesa monumentale, e ndërtuar në vitin 1216 nga Papa Inoçenci III, ndodhej në rikonstruksion pas dekadash degradimi. Hetimet pritet të përcaktojnë nëse shembja lidhet me shkelje të standardeve të sigurisë apo defekte strukturore gjatë punimeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco