Lajmi i fundit

LIVE/ Kryetari i PD, Sali Berisha bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale

Sulmet izraelite në Gaza, vriten 50 persona, mes tyre 22 fëmijë

Sulmet izraelite në Gaza, vriten 50 persona, mes tyre 22 fëmijë

09:01, 29/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Shërbimi i Mbrojtjes Civile në Gaza njoftoi se të paktën 50 persona u vranë gjatë natës nga sulmet izraelite kundër enklavës palestineze. Mes viktimave janë edhe 22 fëmijë.

“Të paktën 50 persona u vranë, përfshirë 22 fëmijë dhe shumë gra, në sulmet izraelite të nisura që nga mbrëmja e djeshme (e martë) kundër Rripit të Gazës”, tha zëdhënësi i Mbrojtjes Civile, Mahmoud Bassal.

200 persona të tjerë u plagosën. Bassal shtoi se sulmet  janë një shkelje e qartë dhe flagrante e marrëveshjes së armëpushimit midis Hamasit dhe Izraelit. Në të njëjtën kohë, ai denoncoi situatën të cilën e cilësoi katastrofike dhe të tmerrshme në Rripin e Gazës. Ushtria izraelite njoftoi se një ushtar u vra të martën në Gaza.

“Yona Ephraim Feldbaum, 37 vjeç, ra në betejë në Rripin jugor të Gazës”, tha ushtria.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco