Lajmi i fundit

LIVE/ Kryetari i PD, Sali Berisha bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale

Izraeli refuzon praninë e trupave turke në Gaza në kuadër të planit amerikan për paqe

Izraeli refuzon praninë e trupave turke në Gaza në kuadër të planit amerikan për paqe

15:56, 27/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Saar, njoftoi të hënën se Izraeli nuk do të pranojë praninë e forcave të armatosura turke në Gaza, si pjesë e planit të SHBA-së për t’i dhënë fund konfliktit të gjatë në territorin palestinez, raporton Reuters.

Plani i Presidentit amerikan, Donald Trump, parashikon vendosjen e forcave ndërkombëtare në Gaza për të siguruar armëpushimin e brishtë që filloi këtë muaj dhe për të vënë një fund në luftën dyvjeçare midis Izraelit dhe grupit militant palestinez Hamas. Ende nuk është e qartë nëse vendet arabe dhe të tjera do të jenë të gatshme të kontribuojnë me trupa në këtë mision ndërkombëtar.

“Vendet që duan ose janë të gatshme të dërgojnë forca të armatosura duhet të jenë të paktën të drejta me Izraelin,” tha Saar gjatë një konference për shtyp në Budapest.

Ai theksoi se marrëdhëniet dikur të ngushta turko-izraelite u përkeqësuan gjatë konfliktit në Gaza, duke përmendur kritikat e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan ndaj operacioneve ajrore dhe tokësore të Izraelit.

“Turqia, e udhëhequr nga Erdogan, ka pasur gjithmonë një qasje armiqësore ndaj Izraelit,” deklaroi Saar. “Prandaj nuk është e arsyeshme të lejohen forcat e tyre të hyjnë në Rripin e Gazës, dhe ne nuk do të pajtohemi me këtë, çka ua kemi bërë të qartë edhe miqve tanë amerikanë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco