Presidenti i përkohshëm sirian kërkon nga Rusia ekstradimin e Bashar al-Assad

Presidenti i përkohshëm sirian kërkon nga Rusia ekstradimin e Bashar al-Assad

15:50, 15/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidenti i përkohshëm i Sirisë, Ahmad al-Sharaa, mbërriti të mërkurën në Moskë për një vizitë historike, ku pritet t’i kërkojë Kremlinit ekstradimin e ish-diktatorit Bashar al-Assad, i cili mori azil në Rusi pas rrëzimit të tij nga pushteti. Vizita vjen më pak se një vit pas ofensivës rebele që i dha fund sundimit të gjatë të al-Asadit, dikur një nga aleatët më të ngushtë të Vladimir Putin.

Gjatë takimit në Kremlin, al-Sharaa u prit me nderime të larta dhe theksoi “lidhjet historike” mes dy vendeve, ndërsa Putini e përgëzoi për organizimin e zgjedhjeve të para pas ndryshimit të regjimit, duke i quajtur ato “një sukses të madh”.

Burime diplomatike në Moskë theksojnë se çështja e al-Asadit pritet të dominojë takimet dypalëshe, megjithëse Kremlini e ka shmangur publikisht këtë temë, duke e justifikuar strehimin e ish-presidentit me “arsye humanitare”.

Në një intervistë për CBS News, al-Sharaa deklaroi se autoritetet siriane “do të përdorin të gjitha mjetet ligjore për ta sjellë Bashar al-Assadin përpara drejtësisë”. Vizita e tij shihet si përpjekje për të ruajtur ekuilibrin midis Moskës dhe Perëndimit, ndërsa Siria përpiqet të rindërtojë vendin pas 13 vitesh lufte civile që ka lënë gati gjysmë milioni viktima dhe miliona refugjatë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco