Lajmi i fundit

LIVE/ Kryetari i PD, Sali Berisha bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale

Franca në rrezik fiskal, buxheti 2026 mbi baza të pasigurta

Franca në rrezik fiskal, buxheti 2026 mbi baza të pasigurta

08:26, 15/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Planet buxhetore të qeverisë franceze për vitin 2026 bazohen në supozime tepër optimiste për ekonominë, ndërsa masat e kursimit mund të rezultojnë të pamjaftueshme, ose mund të mos zbatohen fare nëse administrata e re rrëzohet, paralajmëron institucioni i pavarur fiskal mbikëqyrës, raportojnë mediat e huaja.

Kryeministri Sebastien Lecornu, i cili u rizgjodh të premten pasi dha dorëheqjen në fillim të javës së kaluar, paraqiti projektbuxhetin e vitit 2026 në parlament, duke u përballur me mundësinë e një mocioni mosbesimi nëse opozita e majtë nuk pranon planet e tij për shtrëngim fiskal.

Meqë diferenca e interesit për obligacionet franceze është e lartë dhe vlerësimet e kredisë janë nën presion, tregjet financiare po bëhen gjithnjë e më të ndjeshme ndaj trazirave politike, të cilat e bëjnë gjithnjë e më të largët mundësinë që Franca të vërë në rregull financat e saj publike.

Ekonomia e dytë më e madhe e eurozonës kishte vitin e kaluar një deficit buxhetor pothuajse dyfish më të lartë se kufiri 3% i Bashkimit Evropian dhe një raport borxh ndaj PBB-së që po shkon drejt 118% , më i larti në BE pas Greqisë dhe Italisë, sipas Eurostat-it.

Presidenti Emmanuel Macron ka ngarkuar pesĂ« kryeministra tĂ« ndryshĂ«m brenda mĂ« pak se dy vitesh pĂ«r tĂ« ulur deficitin – mĂ« tĂ« gjerin nĂ« eurozonĂ«, dhe pĂ«r tĂ« rivendosur ekuilibrin e financave publike tĂ« vendit.

Por pasi humbi kontrollin e parlamentit dhe përballë një opozite që kundërshton ashpër planet e tij për shtrëngim buxhetor, kryeministrat e Macron-it janë rrëzuar njëri pas tjetrit, duke marrë me vete edhe planet e tyre fiskale.

Buxheti i Lecornu-t, tashmë i dorëzuar për shqyrtim te Këshilli i Lartë i Financave Publike (Haut Conseil des Finances Publiques), synon të ngushtojë deficitin në intervalin midis 4,7% dhe 5% të PBB-së , një përmirësim i lehtë krahasuar me 5,4%  këtë vit, tha institucioni mbikëqyrës.

“Plani mbĂ«shtetet nĂ« njĂ« kursim buxhetor prej mĂ« shumĂ« se 30 miliardĂ« eurosh, qĂ« pĂ«rfshin shkurtimin e lehtĂ«simeve tatimore pĂ«r korporatat, rregulla mĂ« tĂ« ashpra pĂ«r kontributet e sigurimeve shoqĂ«rore, dhe taksat e reja, si njĂ« taksĂ« pĂ«r dĂ«rgesat e vogla  dhe njĂ« taksĂ« e jashtĂ«zakonshme pĂ«r kompanitĂ« e sigurimeve shĂ«ndetĂ«sore suplementare”, tha KĂ«shilli i LartĂ«.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco