Lajmi i fundit

LIVE/ Kryetari i PD, Sali Berisha bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale

Trump nderon Charlie Kirk dhe paralajmëron luftë ndaj ekstremizmit të majtë

Trump nderon Charlie Kirk dhe paralajmëron luftë ndaj ekstremizmit të majtë

23:57, 14/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -
Presidenti Donald Trump i dha të martën Medaljen Presidenciale të Lirisë, nderimin më të lartë civil të Shteteve të Bashkuara, aktivistit konservator të vrarë Charlie Kirk, duke e quajtur atë “një luftëtar të patrembur për liri” gjatë një ceremonie në Kopshtin e Trëndafilave në Shtëpinë e Bardhë.
 
“Sot jemi këtu për të nderuar dhe kujtuar një udhëheqës të dashur që motivoi brezin e ardhshëm si askush tjetër,” deklaroi Trump gjatë fjalës së tij përpara zyrtarëve dhe mbështetësve të pranishëm.
 
Kirk, themelues i organizatës Turning Point USA, u vra më 10 shtator gjatë një fjalimi në Universitetin e Utah-ut, në një ngjarje që tronditi kombin dhe ndezi debatet për dhunën politike në vend.
 
Vrasja e tij është kthyer në një simbol për kampin republikan dhe një pikë mobilizimi për presidentin Trump, i cili nuk ka lënë menjanë frymëzuesit e këtij akti, organizatat e krahut të majtë në SHBA.
 
Administrata e tij ka përfshirë në këtë fushatë disa agjenci federale, përfshirë FBI-nëDepartamentin e Sigurisë Kombëtare dhe IRS-në, me qëllim hetimin dhe ndërprerjen e grupeve të dyshuara për financimin e dhunës politike.
 
Ndërkohë, Trump ka minimizuar rolin e grupeve të djathta ekstreme, duke këmbëngulur se dhuna politike është kryesisht një fenomen i lidhur me të majtën. 
 
Në ceremoninë e së martës morën pjesë figura të njohura republikane, përfshirë zëvendëspresidentin JD Vancesekretarin e shtetit Marco Rubio, si dhe senatorët Ted Cruz, Mike Lee, Rick Scott dhe kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson.
 
Kirk, i njohur për qëndrimet e tij kundër “kulturës progresive”, kishte luajtur një rol kyç në mobilizimin e të rinjve për fushatën presidenciale të Trump për vitin 2024. 
 
Përkrahësit e konsiderojnë atë një kampion të lirisë së fjalës.
 
Që pas vdekjes së tij, Trump e ka cilësuar Kirk-un si një “martir për lirinë amerikane”. 
 
Kongresi amerikan ka miratuar rezoluta që shpallin 14 tetorin si “Ditë Kombëtare Përkujtimore për Charlie Kirk”, ndërsa presidenti nënshkroi një shpallje të veçantë duke e bërë këtë ditë zyrtare në kalendarin kombëtar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco