Ukraina ka mbetur pa energji elektrike si pasiojë e sulmeve ruse. Rreth tetë rajone të saj janë në errësirë, për shkak të dëmeve të shkaktuara nga sulmet e fundit ruse. Ndërprerjet e energjisë elektrike kanë prekur Sumy, Kharkiv, Poltava, Dnipropetrovsk, Kirovohrad, Cherkasy, Zaporizhia dhe rajonin e Kievit.
Mediat e huaja shkruajnë se javët e fundit, Rusia ka shtuar sulmet e saj ndaj infrastrukturës energjetike në Ukrainë, duke shkaktuar shqetësim për miliona banorë ndërsa afrohet dimri. Ndërprerjet afatgjata të energjisë elektrike goditën pothuajse të gjithë Ukrainën, duke prekur pjesën më të madhe të kryeqytetit. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka akuzuar Rusinë se po përpiqet të terrorizojë civilët duke shkatërruar infrastrukturën energjetike të vendit të tij.
Megjithatë, forcat ukrainase kanë kryer gjithashtu sulme me dronë ndaj rafinerive dhe tubacioneve të naftës në Rusi, një strategji që ka rritur çmimet e karburantit në vend që nga vera. Ato gjithashtu goditën edhe një termocentral në rajonin Belgorod të Rusisë, duke shkaktuar një ndërprerje të energjisë.
© SYRI.net