Lajmi i fundit

LIVE/ Kryetari i PD, Sali Berisha bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale

Moska shpreson që Trump të bindë Kievin për të rifilluar negociatat për paqe

Moska shpreson që Trump të bindë Kievin për të rifilluar negociatat për paqe

17:43, 14/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Moska shpreson që Uashingtoni të nxisë Kievin të ndërmarrë veprime për të arritur paqen. Zëdhënësi i Presidencës Ruse Dmitry Peskov tha se uron që Presidenti Trum të bindë Ukrainën të ndërmzarrë hapa për të vendosur mbi një proces paqeje mes dy vendeve.

"Shpresojmë që, sigurisht, ndikimi i Shteteve të Bashkuara, aftësitë diplomatike të të dërguarve të Presidentit Trump do të ndihmojnë në inkurajimin e palës ukrainase që të jetë më aktive dhe më e gatshme për procesin e paqes", tha zëdhënësi i Presidencës Ruse Dmitry Peskov në një konferencë për shtyp.
 
Mediat e huaja shkruan se zëdhënësi i Presidencës Ruse tha se kishte pasur një pauzë serioze në procesin e negociatave të Stambollit. Kjo ka ardhur për shkak të mosgatishmërisë së Kievit, për t'iu përgjigjur propozimeve të Moskës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco