Mediat palestineze raportojnë për disa sulme nga kolonët izraelitë që vunë në shënjestër fshatra palestineze në pjesë të ndryshme të Bregun Perëndimor mbrëmjen e së hënës.
Në fshatin Yabrud, në lindje të Ramallahut, kolonët i vunë zjarrin një automjeti dhe vandalizuar disa të tjera, sipas këshillit të fshatit, shkruan gazeta “The Times of Israel”.
Ata gjithashtu u përpoqën që të digjnin një shtëpi, por banorët ia dolën që shpejt ta fiknin zjarrin. Dritaret e shtëpisë u thyen gjatë incidentit.
Në një sulm tjetër nga kolonët, ku në shënjestër ishte vendbanimi Beit Fajjar, në jug të Betlehemit, pesë palestinezë u lënduan, raportoi medium “Quds News Network”.
Nuk ka raportime për të arrestime, që janë shumë të rralla në incidente të tilla që ndodhin pothuajse përditë, thekson gazeta izraelite.
© SYRI.net