Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar ndaj propozimit të fundit të homologut rus, Vladimir Putin, për zgjatjen e marrëveshjes bërthamore New START.
Gjatë një deklarate për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, Trump u pyet nga gazetarët lidhur me qëndrimin e tij për këtë çështje dhe u shpreh shkurtimisht: “Më tingëllon si një ide e mirë.”
Putin kishte ofruar që marrëveshja New START, e cila kufizon arsenalet strategjike bërthamore të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, të zgjatet për një vit tjetër. Nga ana e tij, Kremlini ka deklaruar se ende nuk ka marrë një përgjigje zyrtare nga Uashingtoni.
Marrëveshja New START, e firmosur nga të dyja palët, konsiderohet si një ndër traktatet më të rëndësishme për kontrollin e armëve bërthamore dhe ka qenë thelbësore për ruajtjen e ekuilibrit strategjik mes dy superfuqive.
© SYRI.net