Në një përditësim, policia e Greater Manchester thotë se dy viktima të sulmit të djeshëm janë gjetur me plagë nga armë zjarri.
Deklarata e plotë nga shefi i policisë:
“Patologu i Ministrisë së Brendshme ka deklaruar se ka përcaktuar përkohësisht, se një nga viktimat duket se ka pësuar një plagë që përputhet me një plagë nga armë zjarri,” thuhet në deklaratë.
“Aktualisht besohet se i dyshuari, Jihad Al Shamie, nuk mbante arme zjarri dhe të vetmet të shtëna janë bërë nga Oficerët e Armatosur të Autorizuar të GMP-së, ndërsa ata po përpiqeshin për të ndaluar autorin të hynte në sinagogë dhe të shkaktonte më shumë dëm ndaj komunitetit tonë hebre. Rrjedhimisht, duke iu nënshtruar ekzaminimeve të mëtejshme mjekoligjore, kjo plagë mund të jetë, fatkeqësisht, pasojë tragjike dhe e paparashikuar e veprimit urgjent të marrë nga oficerët e mi për ta përfunduar këtë sulm të egër.
“Gjithashtu na është bërë e ditur nga profesionistët mjekësorë se një nga tre viktimat që aktualisht po merr trajtim në spital, ka gjithashtu një plagë nga armë zjarri, e cila për fat nuk është kërcënuese për jetën. Besohet se të dy viktimat kanë qenë pranë njëra-tjetrës, pas derës së sinagogës, teksa besimtarët vepruan me guxim për të penguar sulmuesin që të futej brenda.”
© SYRI.net