Evropa është në rrezik dhe Moska mund të godasë në çdo moment qytetet e mëdha.
Paralajmërimi është dhënë nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, duke theksuar se shënjestrat e Kremlinit mund të jenë Roma, Londra apo dhe Amsterdami.
Paralajmërimi i Rutte u dha për televizionin italian “Tg1”, duke theksuar rrezikun në rritje që përbën Rusia për sigurinë e vendeve europiane.
“Jemi të gjithë në rrezik! Raketat më të përparuara të Rusisë mund të godasin Romën, Amsterdamin ose Londrën me pesë herë shpejtësinë e zërit”, deklaroi Rutte.
Kreu i NATO-s nënvizoi kapacitetet teknologjike gjithnjë e më të avancuara të ushtrisë ruse.
Ai shtoi se kjo situatë nuk është më një çështje vetëm e vendeve të krahut lindor të NATO-s, por një kërcënim për të gjithë aleancën:
“Do të thotë që të gjithë jemi në krahun lindor.”
© SYRI.net