Numri i të vdekurve nga tajfuni në Vietnam shkon në 51, mbi 600 mln $ dëme

Numri i të vdekurve nga tajfuni në Vietnam shkon në 51, mbi 600 mln $ dëme

09:09, 03/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Agjencia qeveritare e Menaxhimit të Fatkeqësive tha se numri i të vdekurve në Vietnam nga tajfuni Bualoi dhe përmbytjet është rritur në 51. 14 persona të tjerë rezultojnë të zhdukur, ndërsa 164 janë të plagosur, raportoi Reuters.

Tajfuni goditi pjesën veri-qendrore të vendit të hënën, duke sjellë reshje të rrëmbyeshme shiu, erëra të forta dhe valë të larta, të cilat shkaktuan dëme të konsiderueshme në infrastrukturë dhe humbje bujqësore.

Sipas të dhënave në dispozicion, dëmi material vlerësohet në rreth 603 milionë dollarë, që është dukshëm më i lartë se vlerësimi i mëparshëm prej 435.8 milionë dollarësh.

Më shumë se 230,000 shtëpi u dëmtuan ose u përmbytën, ndërsa pothuajse 89,000 hektarë me oriz dhe të korra të tjera u shkatërruan.

Tajfuni shkaktoi gjithashtu ndërprerje të rrjetit elektrik, duke lënë dhjetëra mijëra familje pa energji elektrike.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco