Detaje të reja kanë dalë në dritë mbi sulmin tronditës të së enjtes në një sinagogë në zonën Crumpsall të Manchesterit, ku dy persona humbën jetën dhe disa të tjerë mbetën të plagosur. Ngjarja e rëndë po trajtohet nga autoritetet si një sulm terrorist i qëllimshëm.
Sipas raportimeve të Daily Mail, agresori, i cili besohet të jetë vrarë gjatë përplasjes me policinë, ka goditur me automjet një grup njerëzish jashtë sinagogës dhe më pas ka sulmuar me thikë një prej tyre.
Pamjet filmike tregojnë autorin teksa lëviz rreth sinagogës i veshur me një brez që ngjan me një jelek antiplum, për të cilin autoritetet besojnë se mund të ketë përmbajtur eksplozivë.
Policia e Manchesterit ka konfirmuar se sulmuesi u qëllua nga forcat e ndërhyrjes së shpejtë dhe besohet se është vrarë, megjithëse identifikimi zyrtar nuk është konfirmuar ende.
© SYRI.net