Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka pretenduar se Rusia po përdor anije cisterna, për të lëshuar dhe operuar dronë kundër vendeve evropiane.
Zelensky nuk dha më shumë detaje mbi pretendimin e bërë gjatë fjalimit të tij të mbrëmjes, por tha se kjo është “një tjetër provë pse Deti Baltik dhe detet e tjera duhet të jenë të mbyllura për anijet cisterna ruse”.
Ai gjithashtu bëri thirrje për zbatimin e sanksioneve shtesë ndaj flotës në hije të Rusisë, mes kërcënimeve me dronë. Disa dronë dhe aeroplanë janë zbuluar në disa shtete të NATO-s gjatë disa javëve të fundit.Incidentet kanë përfshirë dronë rusë që zbarkojnë në tokën polake dhe aeroplanë luftarakë rusë, që hyjnë në hapësirën ajrore të Estonisë.Aeropla0nët luftarakë estonezë thanë javën e kaluar se shoqëruan tre aeroplanë luftarakë rusë MIG jashtë hapësirës së tyre ajrore pas një inkursioni 12-minutësh, të cilin Rusia e mohon se ka ndodhur ndonjëherë.
Gjermania dhe Danimarka gjithashtu kanë raportuar praninë e dronëve të paidentifikuar, por nuk e kanë fajësuar drejtpërdrejt Rusinë.
© SYRI.net