Lajmi i fundit

'Atdheu thërret, diaspora përgjigjet'/ Mijëra emigrantë mbërrijnë në Tiranë, këkohet largimi i Ramës

Deportimet e afganëve bëhen realitet, Gjermania negociata me talibanët

Deportimet e afganëve bëhen realitet, Gjermania negociata me talibanët

21:24, 28/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjermania po planifikon negociata direkte në Kabul për të kthyer në Afganistan qytetarët afganë të dënuar për krime ose të cilët konsiderohen kërcënim për sigurinë, ka deklaruar ministri gjerman i Brendshëm, Alexander Dobrindt, për gazetën Bild am Sonntag.

Sipas raportit, zyrtarë të Ministrisë së Brendshme do të udhëtojnë drejt Kabulit në tetor për të diskutuar kthimin e qytetarëve afganë të dënuar për krime.

Deportimet pritet të realizohen përmes fluturimeve të rregullta dhe jo me charter special. Gjermania ka deportuar tashmë dhjetëra afganë në vendin e tyre të origjinës gjatë muajit korrik.

Qeveria gjermane ka qenë nën presion publik dhe politik për të menaxhuar fluksin e emigrantëve.

Deportimet e mëparshme, shpesh ishin kritikuar për mungesën e një procesi të qëndrueshëm dhe për përdorimin e fluturimeve speciale charter.

Kujtojmë se Irani pretendon se strehon mbi 4 milionë afganë pa dokumente që kanë ikur nga lufta, por prej muajsh ka shtuar ndjeshëm dëbimet.

Në mars, autoritetet u dhanë afganëve pa leje qëndrim afat deri në korrik për të larguar vullnetarisht, por pas konfliktit të shkurtër me Izraelin në qershor, autoritetet nisën kthimet me forcë, duke përmendur shqetësime për sigurinë kombëtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco