Kievi bombardohet 4 herë gjatë natës nga dronët dhe raketat ruse, një nga sulmet ajrore më të mëdha që nga fillimi i luftës

Kievi bombardohet 4 herë gjatë natës nga dronët dhe raketat ruse, një nga sulmet ajrore më të mëdha që nga fillimi i luftës

07:26, 28/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kievi ka qenë nën bombardime të rënda ruse që nga e diela në orët e para të mëngjesit, në atë që vëzhgues të pavarur e përshkruan si një nga sulmet më të mëdha ajrore në kryeqytetin ukrainas që nga fillimi i luftës tre vjet e gjysmë më parë.

Sipas mediave ukrainase, Rusia nisi sulme të njëkohshme në qytete të tjera, përfshirë Zaporizhian.

Në kryeqytet, dronë fluturuan mbi qytet dhe rrethinat e tij, ndërsa zjarr kundërajror dëgjohej vazhdimisht gjatë gjithë natës. Shumë banorë u detyruan të strehoheshin në stacionet nëntokësore të metrosë, ndërsa një alarm i kuq u dha në të gjithë territorin ukrainas.

Deri më tani, sipas AFP-së, ka tre të plagosur në Kiev dhe katër në Zaporizhia.

Kryetari i bashkisë së kryeqytetit ukrainas, Vitali Klitschko, njoftoi se tre të plagosurit janë dërguar në spital, ndërsa guvernatori lokal i Zaporizhias, Ivan Fedorov, tha se qyteti u godit “të paktën katër herë”.

Kreu i administratës presidenciale, Andriy Yermak, foli për sulme të kombinuara me dronë dhe raketa, duke nënvizuar përshkallëzimin e agresionit rus.

Reagimet në Poloni

Sulmi masiv rus shkaktoi gjithashtu një reagim të menjëhershëm në Poloni.

Varshava njoftoi në agim se kishte mbyllur hapësirën e saj ajrore në kufirin me Ukrainën, pranë qyteteve të Lublinit dhe Rzeszovit.

Forcat e armatosura polake mobilizuan avionë luftarakë për të siguruar hapësirën ajrore pas bastisjeve të Moskës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco