Lajmi i fundit

Balluku në mes të hetimit dhe për 3 tendera të tjerë, SPAK pritet t'i dorëzojë Kuvendit kërkesën për arrestimin e numrit 2 të Ramës

Komentet në tubimin pro-palestinez i kushtojë shtrenjtë presidentit kolumbian, SHBA-të do t’i revokojnë vizën

Komentet në tubimin pro-palestinez i kushtojë shtrenjtë presidentit kolumbian, SHBA-të do t’i revokojnë vizën

08:14, 27/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Shtetet e Bashkuara thanë se do të revokojnë vizën e presidentit kolumbian Gustavo Petro, pasi ai doli në rrugët e Nju Jorkut të premten në një demonstratë pro-palestineze dhe u bëri thirrje ushtarëve amerikanë të mos i binden urdhrave të presidenti Donald Trump.

"Ne do ta revokojmë vizën e Petros, për shkak të veprimeve të tij të pamatura dhe nxitëse", shkroi Departamenti i Shtetit në X.

Petro, duke iu drejtuar një turme protestuesish pro-palestinezë jashtë selisë së OKB-së në Manhattan, bëri thirrje për një forcë të armatosur globale, me përparësi çlirimin e palestinezëve, duke shtuar: "Kjo forcë duhet të jetë më e madhe se ajo e Shteteve të Bashkuara".

"Kjo është arsyeja pse nga këtu, nga Nju Jorku, u kërkoj të gjithë ushtarëve të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të mos i drejtojnë armët nga njerëzit. Mos u bindni urdhrave të Trump. Bindjuni urdhrave të njerëzimit", tha Petro në spanjisht.

Reuters nuk mundi të konfirmonte menjëherë nëse Petro ishte ende në Nju Jork. Zyra e tij dhe ministria e jashtme e Kolumbisë nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment.

OKB-ja përplaset për shkak të luftës në Gazë

Administrata Trump ka qenë duke i shtypur zërat pro-palestinezë, ndërsa vende si Franca, Britania, Australia dhe Kanadaja kanë njohur shtetin palestinez - lëvizje që kanë zemëruar Izraelin dhe aleatin e tij, SHBA-në.

Petro, presidenti i parë i majtë i Kolumbisë dhe një kundërshtar i zëshëm i luftës së Izraelit në Gaza, e kritikoi ashpër Trumpin në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së të martën, duke thënë se udhëheqësi amerikan ishte "bashkëpunëtor në gjenocid" në Gaza dhe duke bërë thirrje për "ndjekje penale" për sulmet me raketa të SHBA-së, ndaj anijeve të dyshuara për transport droge në ujërat e Karaibeve.

FILLIMI I VËSHTIRË I KOLUMBISË ME TRUMPIN

Shtetet e Bashkuara janë partneri kryesor tregtar i Kolumbisë dhe aleati i saj më i madh në luftën kundër trafikut të drogës, por marrëdhëniet SHBA-Kolumbi patën një fillim të keq menjëherë pasi Trump u rikthye në detyrë në janar, kur Petro refuzoi të pranonte fluturime ushtarake që transportonin të deportuarit në kuadër të goditjes së Trump ndaj imigracionit.

Petro tha se qytetarët e vendit të tij po trajtoheshin si kriminelë. Por ai shpejt e ndryshoi qëndrim, duke rënë dakord të pranonte emigrantët, pasi të dy vendet kërcënuan me tarifa ndaj njëri-tjetrit dhe pasi SHBA-të anuluan terminet për viza për kolumbianët.

Trump këtë muaj e vendosi Kolumbinë në një listë vendesh që Uashingtoni thotë se nuk kanë arritur të zbatojnë marrëveshjet e tyre kundër narkotikëve, duke fajësuar udhëheqjen politike të Kolumbisë.

Petro erdhi në detyrë në vitin 2022 duke premtuar marrëveshje me grupet e armatosura, por ndryshoi drejtim vitin e kaluar, duke u zotuar të zbutë rajonet ku kultivohet kokaina me ndërhyrje masive sociale dhe ushtarake. Strategjia ka sjellë pak sukses./ Reuters.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco