Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Italia miraton ligjin për inteligjencën artificiale, 5 vite burg kush gjeneron imazhe ose video nga AI pa leje

Italia miraton ligjin për inteligjencën artificiale, 5 vite burg kush gjeneron imazhe ose video nga AI pa leje

17:33, 18/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Parlamenti i Italisë ka miratuar një ligj të ri kuadër mbi inteligjencën artificial, që e bën shpërndarjen e imazheve ose videove të gjeneruara nga inteligjenca artificiale pa pëlqimin e atyre që shfaqen, të dënueshme deri në pesë vjet burg.

Masa, e mbështetur nga të dy dhomat e parlamentit — përfshirë një votim përfundimtar 77-55 në Senat të mërkurën vonë — synon individët dhe bizneset që qarkullojnë foto ose video të krijuara nga inteligjenca artificiale pa leje.

Në rastet e të ashtuquajturave “deepfakes”, mund të duket sikur dikush ka thënë ose ka bërë diçka që në të vërtetë nuk e ka bërë kurrë.

Ligjvënësit vepruan pas një sërë rastesh të kohëve të fundit, që përfshinin video pornografike të gjeneruara nga inteligjenca artificiale, në të cilat gratë, përfshirë figurat publike, ishin shpesh viktima.

Sipas qeverisë në Romë, Italia është vendi i parë i BE-së që krijon një kuadër ligjor kombëtar, e cila përfshin udhëzimet e reja të Bashkimit Evropian për inteligjencën artificiale.

Ligji përcakton parimet e përgjithshme për përdorimin e inteligjencës artificiale dhe udhëzon qeverinë të hartojë rregullore të hollësishme mbi përdorimin e sistemeve të inteligjencës artificiale./ DPA News Agency.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco