Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta anti-qeveritare në ditën e 17-të, qytetarët marshojnë në kryeqytet

Senatori amerikan: Partia Demokratike sot është bërë një trupë teatrale e financuar nga Sorosi

Senatori amerikan: Partia Demokratike sot është bërë një trupë teatrale e financuar nga Sorosi

10:03, 18/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Jeff Poor, BREITBART

Gjatë programit “Jesse Watters Primetime” të Fox News Channel, senatori Josh Hawley diskutoi lidhjet e financierit miliarder të majtë George Soros me sjelljet e dhunshme të protestuesve të majtë.

Senatori republikan i Misurit e përshkroi Partinë Demokratike si një “ansambël teatror” të financuar nga Soros.

“Senator, në ç’drejtim dyshoni se po shkojnë paratë?” e pyeti moderatori Jesse Watters.

Hawley u përgjigj: “Epo, mund ta shikoni se ku po shkojnë. Po shkojnë drejt këtyre kryengritjeve të rreme. Po shkojnë drejt gjithë emigracionit të paligjshëm që kemi parë. Po shkojnë drejt kryengritjeve të manipuluara nga dyqanet e Tesla-s te kampuset e deri te djegia e gjërave në L.A. Dua të them, ekziston gjithë ky rrjet i errët parash që demokratët e kanë perfeksionuar në mënyrë të plotë. Duhet të futemi brenda të gjitha këtyre, t’i ekspozojmë dhe t’i mbyllim”.

“Po, pra sheh kryengritjet në L.A., dhe papritmas, dikush kalon me një mjet duke sjellë një kuti të tërë me maska gazi komerciale,” tha Watters. “Dua të them, si e merr dikush kaq shpejt atë gjë në duart e demonstruesve? Dhe a vjen kjo nga Soros? Më thuaj prej nga vjen.”

“Epo, kjo është ajo që duhet ta zbulojmë,” tha Hawley. “Do të vija bast se shumë prej tyre vijnë nga Sorosi, sepse Sorosi në veçanti ka perfeksionuar sherrin e parave të errëta, lojën e kutive të parave të errëta, që i lëvizin përmes entiteteve të ndryshme që nuk mund t’i gjurmosh. Por Jesse, mendo për këto kryengritje që filluan në L.A. që nga atje u përpoqën t’i përhapin në qytete të tjera që tani Trump po i ndalon. Të gjitha ishin të planifikuara. Asnjëra prej tyre nuk ishte organike. Dhe e dimë sepse të gjitha ndoqën të njëjtën skemë, e njëjta gjë në kampuse këto dy vitet e fundit, të gjitha këto të ashtuquajtura demonstrata kampusi. Është e gjithë manipulim. Është e gjitha e rreme, sepse Partia Demokratike sot është një ansambël teatror i financuar nga George Soros”.

“Problemi është se janë po ashtu të dhunshëm, dhe kjo është ajo që kemi parë gjatë javës së fundit,” shtoi ai. “Edhe një herë, duhet të ndalojmë rrjedhën e parave. Duhet t’i ndjekim penalisht ata që përfshihen në dhunë, dhe duhet të mbyllim këtë përpjekje për të ndarë vendin, që demokratët e kanë vazhduar prej vitesh”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco