Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta anti-qeveritare në ditën e 17-të, qytetarët marshojnë në kryeqytet

Trump nis vizitën zyrtare në Britani

Trump nis vizitën zyrtare në Britani

14:44, 17/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka nisur vizitën e tij zyrtare në Britaninë e Madhe.

I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Melania, Trump u takua sapo zbriti nga helikopteri Marine One me Princin dhe Princeshën e Uellsit, William dhe Kate Midletton.

Më pas ai shtrëngoi duart edhe me monarkun britanik, Charles. Ky i fundit shoqërohej nga Mbretëresha Camilla.

Mbreti Charles dhe presidenti Trump udhëtuan me karrocën mbretërore drejt Kështjellës Winsdor, ndërsa një tjetrën pas tyre, ishte Mbretëresha Camilla me Zonjën e Parë të Amerikës.

Donald Trump mbërriti në Britaninë e Madhe mbrëmjen e së martës, 17 shtator, për vizitën e dytë shtetërore në këtë vend.

Aeroplani presidencial Air Force One u ul në Aeroportin Stansted, ku u prit nga Yvette Cooper, ministrja e re e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, ambasadori amerikan Warren Stephens dhe Vikonti Hood, përfaqësues i Mbretit.

Presidenti amerikan dhe bashkëshortja e tij, Melania Trump, e kaluan natën në rezidencën e ambasadorit amerikan në Londër, në Regent’s Park, përpara se të udhëtonin sot drejt Windsor-it.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco