Rumania akuzon ish-kandidatin presidencial Călin Georgescu për tentativë për grusht shtet

Rumania akuzon ish-kandidatin presidencial Călin Georgescu për tentativë për grusht shtet

12:48, 17/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Politikan i njohur ultranacionalist dhe kandidati kryesor në zgjedhjet presidenciale të anulua të vitit të kaluar, Călin Georgescu, është akuzuar të martën nga prokurorët rumunë për përpjekje për organizimin e një grushti shteti, së bashku me 21 të dyshuar të tjerë.

Sipas akuzave, Georgescu dhe grupi i tij po planifikonin të rrezikonin sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues, pas anulimit të raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale në nëntor, i cili u shoqërua me akuza për ndërhyrje të dyshuar ruse.

Ish-Prokurori i Përgjithshëm i Rumanisë, Augustin Lazăr, tha për Euronews Romania se Georgescu mund të përballet me deri në 20 vjet burg nëse shpallet fajtor.

Një nga të dyshuarit është Horațiu Potra, një mercenar që, sipas prokurorëve, organizoi një grup paraushtarak pas një takimi me Georgescun më 7 dhjetor. Potra u arrestua më 8 dhjetor teksa udhëtonte drejt Bukureshtit me një grup burrash të armatosur, por më pas u lirua me kusht dhe u largua nga vendi, ndërsa vendndodhja e tij aktuale është e panjohur, duke u përpjekur të marrë azil në Rusi, tha Prokurori i Përgjithshëm, Alex Florența.

Autoritetet rumune dhe dokumente të deklasifikuara në dhjetor treguan se Rusia kishte organizuar një fushatë të gjerë dezinformimi dhe sulme kibernetike për të promovuar kandidaturën e Georgescut, duke përdorur platforma si Facebook dhe TikTok.

Georgescu u përjashtua nga ripërsëritja e zgjedhjeve në maj, të cilën e fitoi kandidati pro-BE, Nicușor Dan, përpara liderit të ekstremit të djathtë, George Simion. Pas ngjarjeve, Georgescu ka njoftuar tërheqjen nga politika.

Duke komentuar hetimin të martën në Twitter, Dan tha se veprimet e Rusisë kishin mbështetur drejtpërdrejt kandidatin pro-Kremlin, dhe se Rumania nuk do të tolerojë ndërhyrje të huaj në procesin e saj demokratik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco