Machu Picchu bëhet i rrezikshëm: Rreth 1,600 turistë u evakuuan për shkak të protestave të banorëve vendas

Machu Picchu bëhet i rrezikshëm: Rreth 1,600 turistë u evakuuan për shkak të protestave të banorëve vendas

12:29, 17/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Rreth 1,600 turistë, shumica të huaj, u detyruan të evakuohen nga vendi i famshëm arkeologjik Machu Picchu në Peru, pas përleshjeve mes protestuesve dhe policisë, gjatë të cilave u plagosën 14 oficerë policie.

Protestat bllokuan për dy ditë hekurudhën e vetme që lidh qytetin e Cusco-s me Aguas Calientes, qytetin më pranë Machu Picchu-s. Vizitorët zakonisht udhëtojnë me tren nga Cusco, 110 kilometra larg, dhe më pas me autobus drejt vendit arkeologjik.

Banorët vendas kërkojnë largimin e kompanisë së autobusëve që aktualisht operon këtë itinerar, pasi kontrata e saj ka skaduar pas një koncesioni 30-vjeçar. Ata insistojnë që linja të menaxhohet nga një kompani e komuniteteve lokale.

Të hënën, protestuesit vendosën gurë dhe trungje pemësh në hekurudhë, të cilat policia i hoqi gjatë ndërhyrjes. Përleshjet që pasuan shkaktuan plagosjen e 14 oficerëve.

Machu Picchu, që do të thotë “Mali i Vjetër” në gjuhën Keçua, u ndërtua gjatë mbretërimit të Perandorit Pachacuti (1438-1471) dhe ndodhet rreth 100 kilometra nga Cusco, kryeqyteti i lashtë i Perandorisë Inka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco