Yulia Navalny, gruaja e udhëheqësit të ndjerë të opozitës ruse, Alexei Navalny, deklaroi se testet nga laboratorë të huaj mbi mostrat biologjike të marra nga burri i saj treguan se ai ishte helmuar.
Alexei Navalny, 47 vjeç, vdiq papritur më 16 shkurt 2024 në një burg rus në Rrethin Arktik, duke lënë opozitën pa udhëheqësin e saj më karizmatik dhe popullor, raporton Reuters.
Yulia Navalny akuzon vazhdimisht autoritetet ruse për vdekjen e tij, ndërsa Kremlini i ka hedhur poshtë këto pretendime si të pabaza. Në një video të postuar në rrjetin X, ajo tha se materialet biologjike të Navalny-t ishin kontrabanduar jashtë vendit në vitin 2024 dhe dy laboratorë të ndryshëm kishin konfirmuar se ai ishte helmuar.
“Ato laboratorë në dy vende të ndryshme arritën në të njëjtin përfundim: Alexei u vra. Më saktësisht, ai u helmua,” tha Yulia Navalny, duke kërkuar publikimin e gjetjeve nga laboratorët, pa specifikuar llojin e helmit.
We managed to transfer Alexei’s biological materials abroad. Laboratories in two different countries conducted examinations. These laboratories, independently of each other, concluded that Alexei was poisoned. These results are of public importance and must be published. We all… pic.twitter.com/Sp8w1322gY
— Yulia Navalnaya (@yulia_navalnaya) September 17, 2025
Vitin e kaluar, Navalny kishte hedhur poshtë pretendimet e hetuesve rusë që thonin se vdekja e tij ishte për shkak të një “kombinimi sëmundjesh”. Ndërkaq, agjencitë amerikane të inteligjencës kanë konkluduar se Presidenti Vladimir Putin nuk urdhëroi drejtpërdrejt vrasjen e Navalny-t, sipas Associated Press dhe Wall Street Journal.
© SYRI.net