Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Qytetarët në shesh, Rama turizëm në Zvicës

Luksemburgu vë në funksion dy autobusë pa shofer

Luksemburgu vë në funksion dy autobusë pa shofer

11:51, 17/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Qyteti i Esch në Luksemburg ka bërë hapin e parë drejt transportit inteligjent me nisjen ceremoniale të dy autobusëve autonomë elektrikë. Projekt i quajtur “lëvizshmëria inteligjente”, autobuset lidhin stacionin e trenit me universitetin dhe shkollën e mesme, duke ofruar një provë praktike për zhvillimin e transportit urban të së ardhmes.

Kompania kombëtare hekurudhore CFL, që mbështet këtë projekt, tha: “Ne shënuam nisjen e parë të dy autobusëve autonomë – një projekt pilot që kombinon teknologjinë, sigurinë dhe kujdesin për pasagjerët. Për lëvizshmëri më të zgjuar. Një zgjidhje për ‘kilometrin e parë dhe të fundit’.”

Pas 18 muajsh testimesh, autobusët më të vegjël pa shofer, të markës OHMIO, tashmë janë në funksion. Secili mjet ka tetë vende dhe qasje të përshtatshme për personat në karrige me rrota. Autobusët lëvizin çdo ditë pune nga ora 9:00 deri në 14:00 në një itinerar deri në pesë kilometra, me shpejtësi maksimale 25 km/orë.

Të pajisur me sensorë dhe lazerë, mjetet mund të zbulojnë pengesa të ndryshme, nga degët e rrëna në rrugë deri te zogjtë në fluturim. CFL paralajmëron qytetarët që të mos vrapojnë përpara autobusëve autonomë, pasi kjo mund të shkaktojë frenim të papritur.

Megjithatë, edhe pse janë autonome, çdo autobus ka një shofer të pranishëm që mund të marrë kontrollin në rast nevoje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco