Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Qytetarët në shesh, Rama turizëm në Zvicës

Japonia nuk do ta njohë shtetin e Palestinës

Japonia nuk do ta njohë shtetin e Palestinës

10:52, 17/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Japonia nuk do të mbështesë njohjen e shtetit palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, që do të mbahet javën e ardhshme në New York.

Siç shkruajnë mediat e huaja, frika e qeverisë japoneze është se një hap i tillë mund të ndikojë negativisht si mbi situatën tashmë të tensionuar në Lindjen e Mesme, ashtu edhe mbi marrëdhëniet e ngushta me Shtetet e Bashkuara.

Po ashtu, kryeministri Shigeru Ishiba nuk do të marrë pjesë në diskutimin për këtë çështje në Asamblenë e Përgjithshme më 22 shtator.

Palestina nuk është shteti anëtar, por ka gëzuar mbështetje në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, që prej vitit 2012, pas një votimi ku shumica e vendeve anëtare e mbështetën. Ky status i lejon të marrë pjesë në shumë organizata ndërkombëtare, por jo të ketë të drejtën e plotë të votës si shtet anëtar.

Udhëheqja palestineze kërkon prej kohësh njohjen e plotë si shtet anëtar i OKB-së, duke e parë këtë si hap drejt legjitimitetit ndërkombëtar dhe presion ndaj Izraelit për të pranuar zgjidhjen me dy shtete.

SHBA-të dhe disa vende të tjera perëndimore e kundërshtojnë këtë hap, duke argumentuar se njohja e njëanshme do të dëmtonte procesin e paqes dhe duhet të vijë vetëm përmes negociatave me Izraelin.

Ndërsa Japonia ka mbajtur gjithmonë një qëndrim të kujdesshëm e neutral në çështjen izraelito-palestineze. Kjo prej marrëdhënieve të forta me Izraelin, veçanërisht në fushën e teknologjisë dhe sigurisë, por nga ana tjetër ka ofruar ndihmë të madhe financiare humanitare për palestinezët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco