Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Qytetarët në shesh, Rama turizëm në Zvicës

Netanjahu: Trump më ftoi në Shtëpinë e Bardhë! Kush fajëson Izraelin për veprimet e tij është 'hipokrit'

Netanjahu: Trump më ftoi në Shtëpinë e Bardhë! Kush fajëson Izraelin për veprimet e tij është 'hipokrit'

20:45, 16/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi sot në një konferencë për median se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka ftuar në Shtëpinë e Bardhë, raportojnë mediat izraelite.

“Kam pasur disa biseda me të pas sulmit në Doha, dhe kanë qenë të gjitha shumë pozitive,” tha Netanyahu.

Më herët, një zyrtar i lartë izraelit kishte thënë se po punohej për të organizuar një takim mes dy liderëve në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara javën e ardhshme, por paralajmëroi se ende nuk ka asgjë përfundimtare.

Gjatë një konference për shtyp kryeministri izraelit deklaroi sot se Katari financon Hamasin dhe se sulmi në Doha ishte “i justifikuar”.

“Kush fajëson Izraelin për veprimet e tij është “hipokrit” shtoi ai duke kujtuar

“SHBA bombardoi Afganistanin sepse aty ndodhej Al-Qaeda. Më pas Pakistanin, sepse aty ndodhej Bin Laden,”

 “Askush nuk tha: ‘O Zot, ndodhi një gjë e tmerrshme, Amerika shkeli sovranitetin e Afganistanit apo Pakistanit.”

“Mos u jepni strehë terroristëve, Askush nuk do të veprojë në territorin tuaj. Është e drejta jonë të veprojmë kundër terroristëve që na sulmojnë nga shtete të tjera,” përfundoi Netanyahu.

Ndërkohë numri i palestinezëve të vrarë sot nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës ka arritur të paktën në 106, raporton televizioni Al Jazeera duke cituar burime mjekësore në spitalet lokale. Sipas këtyre burimeve, të paktën 91 prej viktimave kanë humbur jetën në qytetin e Gazës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco