Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, ka kritikuar ashpër vendimin e Izraelit për ofensivë tokësore në Gaza, duke shtuar se një ofensiva ushtarake do të shkaktojë tanimë një situatë akoma dhe më të dëshpëruar.
Përmes një reagimi në platformën sociale, X, Kallas tha se kjo do të shkaktojë më shumë vdekje, shkatërrim dhe zhvendosje.
Sipas Shefes së Politikës së Jashtme, Komisioni i BE-së do të paraqesë masa për të ushtruar presion ndaj qeverisë izraelite, në mënyrë që kjo e fundit të ndryshojë kursin në lidhje me luftën në Gaza.
‘Pezullimi i koncesioneve tregtare dhe vendosja e sanksioneve ndaj ministrave ekstremistë dhe kolonëve të dhunshëm, do të sinjalizonte qartë se BE-ja kërkon t'i japë fund kësaj lufte’, theksoi kryediplomatja e BE, Kaja Kallas në reagimin e saj në X.
Suspending trade concessions and imposing sanctions on extremist ministers and violent settlers would clearly signal that the EU demands an end to this war. (2/2)
— Kaja Kallas (@kajakallas) September 16, 2025
Izraeli ka nisur ofensivën e tij tokësore, të cilën e kishte kërcënuar prej kohësh, në rrugët e dendura të qytetit të Gazës, kanë konfirmuar zyrtarët ushtarakë.
Një zyrtar i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), tha se trupat kishin filluar, atë që ai e quajti "faza kryesore" e ofensivës, me një përparim gjatë natës nga periferia drejt qendrës së qytetit.
Ministria e shëndetësisë në Gaza raportoi të martën pasdite se 59 persona ishin vrarë dhe 386 të tjerë ishin plagosur në 24 orët e mëparshme, duke e çuar numrin zyrtar të palestinezëve nga gati dy vjet luftë në pothuajse 65,000. Numri real frikësohet të jetë dukshëm më i lartë.
Sulmi tokësor u nis një mëngjes, kur një panel i OKB-së me ekspertë të të drejtave të njeriut publikoi një raport, duke akuzuar Izraelin për kryerjen e gjenocidit në Gaza.
© SYRI.net