Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, e ka cilësuar si të patolerusheshme atë që po ndodh në Gaza, teksa Izraeli ka nisur këtë të martë, ofensivën ushtarake në Rrip me urdhra evakuimi për banorët.
Komentet erdhën pasi një komision hetimor i OKB-së, zbuloi se Izraeli kreu gjenocid në Gaza.
"Nuk është roli i Sekretarit të Përgjithshëm të bëjë përshkrimin ligjor të gjenocidit, por kjo nuk do të thotë që unë nuk e konsideroj atë që po ndodh në Gaza, si të tmerrshme’, është shprehur Guterres.
‘Ne shohim shkatërrime masive, dhe tani shkatërrimin sistematik të Qytetit të Gazës, vrasjet masive të civilëve dhe pengesat dramatike në shpërndarjen e ndihmës. Pavarësisht nga emri, e vërteta është se kjo është moralisht, politikisht dhe ligjërisht e patolerueshme’, shtoi më tej, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha të martën se ajo që po ndodh në Gaza është e tmerrshme dhe se lufta në territorin palestinez është "moralisht, politikisht dhe ligjërisht e patolerueshme".
Guterres tha gjithashtu se do të ishte i gatshëm të takohej me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe presidentin e SHBA-së, Donald Trump në OKB, javën e ardhshme./ ANSA.
© SYRI.net