Luksemburgu pritet të njohë Palestinën si shtet brenda këtij muaji, njoftoi televizioni RTL, duke cituar kryeministrin luksemburgez, Luc Frieden dhe ministrin e Jashtëm, Xavier Bettel.
Sipas tyre, vendimi përfundimtar do të miratohet në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
Sesioni përkujtimor i 80-vjetorit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së filloi më 9 shtator dhe përfshin një javë debati të nivelit të lartë nga 23 deri më 27 shtator.
Aktualisht, Palestina njihet nga 147 vende. Në vitin 2024, Shtetet e Bashkuara vendosën veto ndaj anëtarësimit të plotë të Palestinës në OKB. Që nga 2024, Palestina është njohur nga 10 shtete, përfshirë Irlandën, Norvegjinë, Spanjën dhe Armeninë.
© SYRI.net