Izraeli nis operacion tokësor, tanket e ushtrisë hynë në zemër të Gazës, banorët të bllokuar nën rrënojat e banesave të shkatërruara

Izraeli nis operacion tokësor, tanket e ushtrisë hynë në zemër të Gazës, banorët të bllokuar nën rrënojat e banesave të shkatërruara

07:43, 16/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ushtria izraelite ka filluar një ofensivë tokësore të përmasave të mëdha në Qytetin e Gazës, njoftoi faqja e lajmeve Axios, duke cituar burime pranë qeverisë së kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Sipas Jerusalem Post, tanket e Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF) tashmë kanë hyrë në zemër të qytetit, pas disa javësh bombardimesh intensive.

Operacioni tokësor vjen pas një fushate të zgjatur sulmesh ajrore që kanë shkatërruar ndërtesa të shumta dhe kanë shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturën e qytetit.

IDF kishte përshkallëzuar veprimet në ditët e fundit, por deri tani kishte shmangur një ndërhyrje të drejtpërdrejtë në zonën urbane të Gazës, ku besohet se strehohen qindra mijëra civilë palestinezë.

Sipas ushtrisë izraelite, rreth 300,000 palestinezë janë zhvendosur nga Qyteti i Gazës gjatë javëve të fundit, megjithëse shumë të tjerë kanë mbetur në vend për shkak të pasigurisë në pjesët e tjera të Rripit të Gazës.

Dëshmitarë okularë raportojnë për bombardime të rënda dhe të pandërprera në orët e para të së martës.

Ahmed Ghazal, njĂ« banor i qytetit, tha pĂ«r AFP se shumĂ« shtĂ«pi janĂ« shkatĂ«rruar dhe banorĂ«t janĂ« bllokuar nĂ«n rrĂ«noja. Mahmoud Bassal, zĂ«dhĂ«nĂ«s i AgjencisĂ« sĂ« Mbrojtjes Civile tĂ« GazĂ«s, konfirmoi se “numri i viktimave po rritet me shpejtĂ«si”.

“Gaza po digjet. Ushtria po godet infrastrukturĂ«n terroriste me grusht tĂ« hekurt dhe ushtarĂ«t tanĂ« po luftojnĂ« me trimĂ«ri pĂ«r tĂ« liruar pengjet dhe pĂ«r tĂ« mposhtur Hamasin. Ne nuk do tĂ« tĂ«rhiqemi derisa misioni tĂ« pĂ«rfundojĂ«.”, deklaroi Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, nĂ« platformĂ«n X.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco